Sporteli Unik i Emigrimit është një strukturë aktive në çdo prefekturë, përgjegjëse për:

  • Leje për punësim, me ose pa afat scadence dhe sezonale të shtetasve të huaj jo-BE që banojnë jashtë Italisë, brenda kuotave të përcaktuara nga “dekretevi i flukseve”;
  • Leje për punësim në raste të veçanta (nenet 27, 27 bis, 27 ter dhe 27 quater të Dekretit Legjislativ 286 të vitit 1998 (Testo Unico Immigrazione);
  • Leje për hyrjen e shtetasve të huaj për bashkim familjar;
  • Shndërrimi i lejeve të qëndrimit për studim ose praktikant dhe për punë sezonale në atë për punë vartëse.

Leje punësimi për punëtorët e huaj

Punëdhënësi, përmes procedurës elektronike të disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, kërkon lejen në Sportelin unik në krahinën ku do të kryhet puna, Sporteli unik , pasi ka marrë mendimin e Kuesturës dhe të Drejtorisë Rajonale të Punës, në prani të të gjitha kushteve të parashikuara, lëshon autorizimin.

Leje për bashkimin e familjes

Qytetari i huaj që është i rregullt në territorin kombëtar me leje qëndrimi të vlefshme jo më pak se një vit, mund të kërkojë tek Sporteli një autorizim për bashkim familjar me:

  • bashkëshortin  që nuk është i ndarë ligjërisht;
  • fëmijë të mitur të pamartuar, duke marrë edhe pëlqimin e prindit tjetër;
  • fëmijë të rritur në ngarkim (për paaftësi totale);
  • prindërit në ngarkim, nëse nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës / prejardhjes, ose mbi moshën 65 vjeçare me fëmijë të tjerë që nuk mund t’i mbajnë ata për arsye të rënda shëndetësore.

 

Konvertimi i lejes së qëndrimit

Qytetari i huaj që është i rregullt në territorin italian me leje qëndrimi të vlefshme për studime, praktikë ose për punë sezonale, mund të kërkojë konvertimin e lejes së tij të qëndrimit në Sportelin e krahinës në të cilën ai banon, për të kontrolluar disponueshmërinë e kuotave hyrëse për punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *